PD-LSI shpall ‘ofertat’: Qytetarët që i bashkohen protestës përfitojnë…

0
27

Nga Gjerg Dumo/

 

Jemi disa ditë larg nga protesta e rradhës së “ÇÇ”-ve, koalicionit “çadër-çizme”, thagmat e të cilit i demostrojnë përditë shqiptarëve se derexheja opozitare nuk mund ti përfaqësoj më.

 

Simotrat PD-LSI përfaqësojnë mes vetes një grupim tribu, por kurrsesi qytetarët e këtij vendi, madje as simpatizantët që i kanë votuar dikur.

Luli po ngjiret, Mona po zbathet për pak vëmendje, po s’po arrijnë dot të bëjnë për vete askënd.

Po si do i mbledhin njerëzit për protestë? ( Kauzat ‘shterpe’ populli s’i ‘ha’ më)

Po mesa duket Kryemadhi e ka një ide:

LSI.shpk shpall ofertat e fillim vitit:

“-1 palë xhinse për ata që na bashkohen sa për numër.

-Një palë çizme medreseje për vijën e dytë të protestuesve
Dhe oferta Big është tunduese:

-Çizmet Gucci 1250 euro për provokatorët e vijës parë.”

Përtej ironisë dhe sarkazmës, filozofia e funksionimit kapilar partiak të LSI lidhet gjithmonë me një marrëdhenieve që perceptohet vetëm me sasinë e fizikes dhe jo së brendshmes. (frymës, ideve)

Në çdo fushatë, ka mbajtur rekord dhe është dokumentuar jo pak herë për insertimin e manovrave novatore e efikase në “grumbullim e votave”.

Nisur nga thasët me miell, më pas dëngu me xhinse, dhe në pamjaftueshmëri të të gjitha këtyre, kur uzurpuan zyrat më të larta të shtetit përmes kapriçove shantazhuese arritën tek:

“Thesi me Iphone” (këto për LRI-n, se ‘Kapot’ kishin ‘hall koke’)

Dhe Mona kërkon protesta, flet për të varfërit, bën ‘mamën’ që mbron fëmijët…Si mund?

Harruam pa folur për Lulin…

E ç’do themi, Luli e tha troç:

Që të mos e paguani faturën e dëmit 13 mln euro të pallatit të vjehrrit tim, ejani të rrëzojmë Ramën…

Lulzim Basha, Mona, protesta….Eha!!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here