Të dielën ulqinakët votojnë për parlamentin lokal

0
25

Ditën e diel në komunën e Ulqinit do të zhvillohen zgjedhjet për kuvendin lokal. Rreth 20.000 votues do të zgjedhin 33 këshilltarë, sa numëron kuvendi i komunës së Ulqinit. 8 parti dhe 2 koalicione kanë propozuar kandidatët e tyre për këshilltarë. Këto janë zgjedhjet e nënta me radhë që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi. Rëndomë pushtetin lokal në këtë qytet e kanë udhëhequr partitë shqiptare respektivisht koalicionet e tyre.

Këto zgjedhje, që organizohen për komunën më të madhe me shumicë shqiptarë në Mal të Zi, kanë treguar interesim për ecurinë e tyre faktori ndërkombëtarë OSBE–ODHIR, zyra e Bashkimit Evropian (BE) e akredituar në Podgoricë si dhe përfaqësuese të Ambasadave të ndryshme në Mal të Zi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here