Kryeministri malazez thotë se në Prishtinë do të flas për demarkacionin nëse këtë e kërkon Haradinaj

0
27

Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviq ka thënë për RTK se demarkacioni nuk është në agjendën e tij gjatë vizitës në Kosovë por se do ta diskutojë këtë temë nëse e hap kryeministri ynë.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se temë e diskutimit në takim me homologun Markoviq nuk do të diskutohet për demarkacionin.

“Qëllimi i kësaj vizite ka thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra ky është qëllimi kryesor. Kosova ka një ide bashkëpunimi me Shqipërinë, një ide të tillë kemi edhe me Maqedoninë dhe me Malin e Zi. Sa i përket Demarkacionit, tema është në parlament, nuk ka mbet shumë hapësirë për negocim mes kryeministrave”, kishte thënë Haradinaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here