Hoxhaj përshëndet suksesin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale në Ulqin

0
34

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar lajm të mirë atë që ka ndodhur fundjavën që lamë pas, në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka përshëndetur suksesin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale në Ulqin.

“Dua t’i përgëzoj partitë shqiptare për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës”, ka shkruar Hoxhaj.

“Mandatet e fituara për qeverisjen e Komunës së Ulqinit i shndërrojnë partitë shqiptare atje në faktor zhvillimi, mirëqenieje dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët e Ulqinit. Urime!”, ka thënë zëvendëskryeministri kosovar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here