Bytyqi emëron anëtarët e rinj në Këshillin Drejtues të UP-së

0
29

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP-së, të emëruar me vendim të Ministrit, janë: Mr. Ardiana Bunjaku, Mr.Sc. Drita Shoshi, Mr.Sc. Laura Kryeziu , Dr.Sc. Fadil Osmani”, thuhet në njoftimin për media të MASHT-it.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se vendimi i ministrit Bytyqi është në përputhje me dispozitat ligjore dhe është marrë me qëllim të funksionalizimit të Këshillit Drejtues të UP “Hasan Prishtina”.

“Me këtë vendim, MASHT ka dashur të rrisë 50% të kuotës gjinore, që na obligon Ligji për barazi gjinore, madje është tejkaluar kjo përqindje, dhe tani do të kemi rreth 70% femra anëtare në Këshillin Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, që emërohen me vendim të ministrit”, përfundon njoftimi i MASHT-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here