Ministri emëron ish-drejtoreshën e tij anëtare të Këshillit Drejtues të UP-së

0
11

Në mesin e katër anëtarëve të emëruar në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është edhe Ardiana Bunjaku, ish-drejtoresha e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Vendimin për emërimin e Bunjakut dhe të tre anëtarëve të tjerë në KD të UP-së ministri Bytyqi e ka marrë të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Bunjaku është drejtoreshë ekzekutive në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), që nga themelimi i saj. Ndërsa, sipas biografisë së ministrit Bytyqi, të publikuar në faqen zyrtare të MASHT-it, ai në vitin 2007 është certifikuar si kontabilist, në 2008 si ligjërues i lartë, dhe, po ashtu, më 2008 është certifikuar si auditor në ShKÇAK.

“Ligjërues në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës është që nga viti 2004”, thuhet në biografinë e Bytyqit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here