Publikohet revista O’Box nga absolventët e gazetarisë të UP-së

0
30
Studentët e Fakultetit Filologjik, Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës kanë publikuar revistën e tyre të tregun kosovare, revistë kjo që përmban përmbledhje të shkrimeve dhe artikujve me tematika të ndryshme.

Kryeredaktori, Elion Kollçaku, tha se “O’Box” është një revistë unike në tregun kosovar, e që përmbledh shkrime e artikuj me tematika të ndryshme.

“Realizimi i kësaj reviste, edhe pse në fillim ishte projekt obligativ në fakultet, u bë punë e natyrshme ku studentët të përfshirë nga entuziazmi prej një gazetari, iu qasën me shumë seriozitet.Për këto muaj pune, kemi realizuar artikuj nga nëntë rubrika të ndryshme, janë bërë përpekje të realizohen shkrime interesante, duke mos e anashkaluar profesionalitetin dhe etikën”, ka thënë kryeredaktori i kësaj Elion Kollçaku për RTKlive.

Sipas tij që nga fillimi kanë vendosur të krijojnë një revistë ku trajtohen shumë tema e që prekin pjesën më të madhe të qytetarëve.

“Nga temat politike, ku trajtohen zgjedhjet e fundit në Kosovë, ato ekonomike si buxheti e financat, e deri te temat mbi kulturën e sportin, e bëjnë revistën një ofertë serioze për çdo lexues.  Por, shtrohet pyetja se çfarë paraqet kjo revistë për krijuesit e saj, apo thënë më mirë, për vetë studentët? Kurorëzimi i punës dhe studimit të një studenti, është dalja me një produkt final, ku ai komunikon drejtpërdrejt me publikun. Mundësia e dhënë përmes publikimit të kësaj reviste është realizim i synimit të çdo studenti që përmes shkrimeve autoriale, të testojë vetveten si dhe, përmes feedback-ut të bëjë edhe vetëkritikën”, tha ai.

“Kjo është një finale para finales së madhe, ku pas një pune grupore do të vazhdojë puna individuale e secilit nga ne. Kënaqësi e madhe ishte ky finalizim i punës tonë. Falënderojmë shumë profesorin Bajram Kosumi, dhe asistenten tonë, Blerta Blakaj për ndihmën e pakursyer të tyre! Falënderojmë shumë edhe shtypshkronjën “Dukagjini” për shtypjen e kopjeve të revistës falas”, theksoi Kollçaku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here