11 vjet nga protesta e përgjakshme në Prishtinë

0
39

11 vjet më parë, Lëvizja Vetëvendosje që aso kohe nuk funksiononte si parti politike, kishte organizuar njërën nga protestat më të mëdha që nga paslufta.

Kjo për të kundërshtuar negociatat e Kosovës me Serbinë, kundër Pakos së Ahtisarit.

Më 10 shkurt të vitit 2007 në këtë protestë u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Çdo gjë eskaloi kur protestuesit tentuan ta thyejnë kordonin e policisë për tu afruar te ndërtesa e qeverisë.

Ishte policia rumune e UNMIK-ut që kishte reaguar në mënyrën më të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse, si plumba gome.

Veç dy të vdekurve, nga kjo protestë mbetën të lënduar edhe qindra persona tjerë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here