Ju fton Jim Carrey: Fshijeni Facebook-un

0
61
Aktori dhe komediani kanadez, Jim Carrey, po i inkurajon të gjithë që t’i fshinë llogaritë e tyre në Facebook.

Ai ka marrë qëndrim kundër kësaj platforme të mediave sociale, në të cilën më parë kishte pasur aksione.

Sidoqoftë, Carry po e fshin faqen e tij në këtë sajt dhe po i shet stoqet e tij, sepse kompania përfitoi nga një ndërhyrje e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.

“Po i lë stoqet e mia të Facebook-ut dhe po e fshij faqen time sepse Facebook përfitoi nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet tona, dhe ata ende nuk po bëjnë mjaftueshëm që ta ndalojnë këtë”, shkroi Carrey në Facebook.

“I inkurajoj të gjithë investitorët që brengosen për të ardhmen tonë, që ta bëjnë të njëjtën gjë”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here