Bogov: Ekonomia, e gatshme për turbulenca eventuale

0
22

Nuk është ende e qartë nëse rënia e javës së kaluar në bursat botërore është vetëm një ngërç afatshurtër i investitorëve apo fillimi i një krize të re ekonomike globale. Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë Dimitar Bogov tha se deri më tani ekonomia botërore do të rritet, por se nëse ka turbulenca, ekonomia e Maqedonisë është e përgatitur mirë.

Ekonomia e Maqedonisë duhet të jetë e kujdesshme, duhet të jetë mirë e përgatitur, dhe në të kaluarën ne kemi ndërmarrë një sërë masash që kanë forcuar sektorin bankar. Financat e qeverisë tashmë kanë vitet e fundit reduktim të deficitit buxhetor. Unë besoj se në periudhën në vijim do të vijë deri te stabilizimi i borxhit publik – tha Dimitar Bogov, Guvernator i BPRM-së.

Edhe pse pritet që bankat qendrore në SHBA dhe BE në periudhën në vijim ti rrisin normat e interesit të referencës, Bogov, tha se Banka Popullore nuk do ta ndryshojë këtë normë. Norma e interesit referencë është baza mbi të cilën përcaktohet shuma e interesave në të gjitha bankat, si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë. Guvernatori nuk e përjashton mundësinë që kjo të reduktohet.

Gjithçka varet se si do të shkojnë çështjet rreth rreziqeve jo-ekonomike, politikës fiskale, bilanci i pagesave dhe zhvillimet në tregun devizor dhe lidhur me normën e interesit dhe politikën e Bankës Qendrore Evropiane, mund të rezultojnë një situatë që të ketë një lëvizje në këtë drejtim – theksoi Dimitar Bogov, Guvernatori i BPRM-së.

Sipas Bogovit lëshimi i eurobondit prej gjysmë miliard euro në janar është pozitiv për ekonominë e Maqedonisë, për shkak të kushteve që u realizua kjo huamarrje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here