Detaje shokuse të vrasjes së këngëtares serbe: Burri e goditi me shufër në këmbë dhe në kokë dhe në fund e mbyti në kanal

0
39

Jelena Marjanoviq luftonte me të gjitha forcat për jetë, por i shoqi ishte aq i vendosur që ta vrasës sa e rrihte pamëshirshëm, ia shkulte flokët dhe ia shqyente rrobat, ndërsa goditjen e fundit ia dha kur e hodhi në kanal, thuhet në aktpadinë.

Prokuroria e lartë në Beograd ka ngritur padi kundër Zoran Marjanoviqit për vrasje të rëndë të bashkëshortes, këngëtares së “Grandit” Jelena Kërsmanoviq Marjanoviq (33), kufoma e së cilës u gjet në një kanal në lagjen Borça të Beogradit më 3 prill 2016, shkruan kurir.rs.

Në aktpadinë që i është procesuar Gjykatës, prokurori ka përshkruar në detaje se si Zoran Marjanoviq e ka vrarë të shoqen, por edhe se me sa afsh ajo ka luftuar për jetë.

Ajo ka ardhur në bregun e lumit bashkë me të shoqin Zoranin dhe vajzën Janën, të cilët kanë qëndruar në fillim të bregut derisa ajo ka nisr të vrapojë. Pas pak Zorani e ka lënë vajzën, e cila atëherë ka qenë 5-vjeçare dhe është marrë me ndonjë lojë, ka shkuar deri te makina dhe prej aty ka marrë shufrën e hekurt me maje të kthyer dhe është nisur pas Jelenës.

Në atë çast kanë nisur të rrjedhin minutat e fundit të jetës së këngëtares 33-vjeçare, përcjell Gazeta Express fjalët e burimit të portalit serb.

“I është afruar nga prapa dhe e ka goditur me shufër në këmbë. Ajo është rrëzuar, e në momentin kur ka tentuar të kthehet, Zorani veç më ka qenë mbi të duke tentuar ta godasë me shufër. Ajo ka arritur që ta shmangë, por maja e mprehtë e ka qëlluar në qafë. Në një çast ka arritur të ngrihet, por pa njërën atlete në këmbë. Ka nisur të ikë, kur i ka rënë telefoni nga xhepi. I shoqi është dhënë pas saj dhe e ka kapur për flokësh, nga të cilat i ka rënë goma me të cilën i ka pasur të lidhura. Pastaj e ka kapur për jakën e jakës sportive, të cilën këngëtarja në luftën e ashpër për jetë ka arritur ta heqë nga vetja”, ka përshkruar burimi i njëjtë. Zorani më në fund ka arritur ta mposhtë dhe e ka tërhequr zvarrë deri te uji, ku e ka goditur edhe shtatë herë në kokë.

“Goditjen e fundit, të nëntë, Jelena e ka marrë derisa e alivanosur për shkak të thyerjeve të shumta të kafkës, ka qenë e shtrirë në ujë. Obduksioni ka treguar se ajo ka qenë e gjallë edhe rreth dhjetë minuta, për çka tregon uji në mushkëritë e saj, balta dhe copë degësh”, përfundon burimi nga prokuroria.

Në trupin e Jelena Markoviqit janë gjetur tri gjurmë DNK-je që nuk i kanë takuar të shoqit. Dihet se u takojnë personave meshkuj, por për shkak të profilit jo të plotë, kurrë s’janë gjetur personat materiali i të cilëve ka përfunduar te këngëtarja.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here