Juventus, nga Spanja vjen bomba e merkatos

0
10

222 milionë euro të shpenzuara nga PSG për të fituar shërbimet e Neymar, shifër rekord në botën e futbollit, shumë shpejt mund të kapërcehet. Nga PSG sërish? Nga City? Nga Real Madrid? Asnjë nga këta faktikisht. Nga Juventus! Aq më pak kur këtë e thotë Don Balon në Spanjë. Klubi bardhezi, faktikisht, do të jetë gati që të afrojë Hurry Kane nga Tottenham për 250 milionë euro. Sipas asaj që thuhet, Juventus, që i ka “llogaritë në gjendje të mirë” mund të kërkojë vërtetë të bëjë një goditje këtë verë: normalisht, ai që do të lërë vendin në ekip do të jetë Paulo Dybala, për të cilin flitet se do të largohet jashtë.

 

Shifra e shkruar nga Don Balon mund të duket vërtetë e ekzagjeruar, por Juventus këtë verë mund të bëjë vërtetë një “goditje” të fortë, në gjendje që skuadra e Allegri-t të ketë cilësi sulmuese. Don Balon shpjegon që bardhezinjtë janë “të vetëdijshëm që nuk mund të konkurrojnë nivelin ekonomik të klubeve të parë të Evropës” dhe për këtë arsye nuk mund të synojnë kampionë të kalibrit: Messi, Cristiano Ronaldo apo Neymar, por mundësitë janë për Kane nga Tottenham, kundërshtari i radhës në 1/8-at e Champions League.

 

 

Sigurisht, një blerje e tillë nuk mund të arrihet në rast se nuk bëhet një shitje e rëndësishme, Don Balon flet për Dybala si “njeriu i duhur” për t’i lënë vendin Kane-it në sulm. Një thashetheme merkatoje, i cili duhet të verifikohet plotësisht. E vetmja gjë që e bën të sigurt është vullneti i Juventus-it për të bërë përforcime për të kërkuar trofeun e Champions League, objektiv që është në mendjen e Andrea Agnelli-t prej shumë kohësh. Pas dy finaleve të humbura në tre vite, në Torino duan Kupën. Për ta nisur, këtë vit duhet të eliminojnë Tottenham. Harry Kane lejohet…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here