Loja e Shpend Ahmetit: Ramush Haradinaj e ka në dorë vendosjen e flamurit te ‘Rrethi’

0
34

Komuna e Prishtinës e ka vendosur flamurin e Kosovës te ‘Rrethi’. I njëjti institucion është përgjegjës për hapësirën publike. Në anën tjetër, Shpend Ahmeti po tenton që këtë problem ta zhvendosë te Kryeministri

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar publikisht përsëri, teksa qytetarët e Kosovës po i kërkojnë vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës tek rrethrrotullimi, i njohur si ‘Rrethi’, në hyrje të kryeqytetit.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë gabuar adresën për kërkesën e tyre.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo kërkesë duhet t’i adresohet Ramush Haradinajt.

Sipas Ahmetit, vendosja e flamurit të Kosovës te ‘Rrethi’ është kompetencë e kryeministrit të vendit.

“Po e shoh një debat të gjatë në lidhje me flamurin shtetëror të Kosovës i cili me apo me pa qëllim po drejtohet te Komuna me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social.

“E para, une jam kryetar i Prishtinës, kryeqytet i Republikës së Kosovës, me kushtetutë e ligje në fuqi, të cilat i zbatojmë dhe i respektojmë. E dyta, vendosja e simboleve shtetërore rregullohet me Ligjin 03/L-038 për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës dhe Ligjin 03/L-032 për protokollin e shtetit. Aty është shumë e qartë”, ka thënë ai.

Për të mbështetur pohimin e tij, Ahmeti ka treguar se çfarë parasheh saktësisht ligji për punët e Protokollit të Shtetit.

“Neni 3 pika 4. “Protokolli i Shtetit kryen këto funksione:
1.4. përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memorialë, shtetërorë dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë të Republikës së Kosovës një komision shtetëror. “Neni 15 paragrafi 2 “Në mjediset e jashtme flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës qëndron i ngritur mbi ose pranë selive të institucioneve qendrore dhe lokale qeveritare, në pikat kufitare si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njëzetekatër (24) orë dhe i ndriçuar drejtpërdrejtë gjatë natës. Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente shtetërorë ose të kryetarit të Komunës, për evenimente lokale”.

Ai ka kujtuar se “10 vjetori është eveniment shtetëror”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here