Mësimdhënësit e Gjimnazit Matematikor pa paga që nga dhjetori, nxënësit pa bursa që nga shtatori

0
31

Që nga dhjetori i vitit të kaluar mësimdhënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë nuk kanë marrë paga, shkolla ka mbetur pa bord mbikëqyrës tash e 6 muaj dhe që nga fillimi i vitit shkollor nxënësve nuk u janë dhënë bursat prej 50 eurosh në muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat po ballafaqohet kjo shkollë, e cila ishte themeluar në vitin 2014 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Themelimit të saj i kishte paraprirë një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë, Universitetit të Prishtinës dhe Komunës së Prishtinës, ku të tri institucionet i kishin ndarë përgjegjësitë për funksionalizmin e kësaj shkolle.

Sipas memorandumit, detyrë e Ministrisë ka qenë inventarizimi i shkollës, ndarja e buxhetit për këtë institucion shkollor, sigurimi i konviktit për nxënësit të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here