“Nëse Ronaldo nuk ishte i lumtur në Madrid, ai nuk do të ishte këtu”

0
14

Zv.kapiteni i Real Madridit, Marcelo, ka hedhur poshtë pretendimet se pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, është i pakënaqur në klubin e bardhë. Ronaldo, 33 vjeç, u kthye në formë përpara supersfidës së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. Ai realizoi një “hat-trick” në fitoren 5-2 të Real Madridit kundër Real Sociedad, të shtunën. Megjithatë, ka pasur zëra të pakënaqësisë, me sugjerimet e një kalimi të mundshëm të portugezit te PSG-ja, duke lejuar ish-sulmuesin e Barcelonës, Neymar, të lëvizë në drejtimin e kundërt.

 

I pyetur për Ronaldon dhe raportet e pakënaqësisë së tij në “Santiago Bernabeu”, Marcelo i tha “Esporte Interativo”: “Nuk mendoj se ka ndonjë të vërtetë për të. Sikur të ishte i pakënaqur, atëherë ai nuk do të ishte këtu. Ronaldo bën gjithçka për ta ndihmuar ekipin. Ai është një djalë i pjekur, i cili ka një grup shumë të fortë rreth tij te Real Madridi. Unë nuk mendoj se është i pakënaqur. Bota e di atë që ai është i aftë të bëjë, vetëm shikoni historinë e tij me klubin. Nuk mendoj se ai mund të jetë i pakënaqur”. Ronaldo ka shënuar 23 gola në 28 ndeshje, në të gjitha garat, këtë sezon, duke përfshirë 11 gola në 18 ndeshje të La Liga-s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here