Vuçiq në Kroaci, fyhet rëndë nga protestuesit: Nuk jam çetnik, as familjen s’e kam çetnike

0
39

Presidenti serb është duke zhvilluar një vizitë në Kroaci, por në Zagreb nuk është pritur edhe aq mirë. Disa njerëz kanë protestuar ndaj prezencës së tij, duke i thënë që të kthehet prapa.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi që e ka pasur me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq ka thënë se nuk e ka problem nëse dikush fiton poenë politik duke e sulmuar atë, por ka dashur të sqarojë se “nuk është çetnik”.

“Pashë njerëz me slogane ku shkruhet “mos gënje, kalë”, “çetnik”, “barabë, kthehu në Serbi, por nuk u ndjeva keq. Ata kishin një perceptim të mirë për Presidenten Kitaroviq. Mora vesh se në mesin e tyre ishin disa qindra njerëz. Kjo është normale në demokraci”, ka thënë Vuçiq, transmeton Periskopi.

Më pas, ai ka thënë: “Nuk jam çetnik. Askush në familjen time nuk është çetnik. Nuk kam qenë asnjëherë i tillë. Në luftën e fundit pjesëtarë të familjes Vuçiq janë vrarë. Nuk di që ata kanë marrë pjesë në ndonjë krim.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here