Zëvendëskryeministri konfirmon koncertin e Rita Orës

0
25

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar pjesëmarrjen e këngëtares kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, në një koncert në Prishtinë, për dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Pacolli ka thënë në Klan Kosova se Rita Ora do të këndojë në kryeqytetin kosovar më 17 shkurt.

Deklarata e Pacollit ka ardhur pasi edhe Qeveria ka sqaruar se Rita Ora do të vijë në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe se nuk ka ndryshuar asgjë rreth organizimit të 17 Shkurtit.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë më herët, të hënën, për Gazetën Express se nuk ka asnjë anulim rreth festës dhe organizimit për 17 shkurt, së këndejmi edhe koncerti ku e ftuar është këngëtarja Rita Ora.

“Nesër do të aprovohet buxheti në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë kështu që gjithçka do të shkojë sipas planit, sipas Këshillit Organizativ”, kanë thënë nga Qeveria.

Institucionet shtetërore kishin konfirmuar ardhjen e këngëtares kosovare me famë botërore, por së fundmi u raportua se ardhja e saj mund të anulohej për shkak të disa vonesave.

Megjithatë, nga Qeveria konfirmohet se në festën e dekadës së parë të shtetësisë çdo gjë do të shkojë ashtu siç ka qenë e planifikuar.

“Krejt çka është e planifikuar deri më 18 do të jetë e realizueshme”.

Në buxhetin që do të miratohet nesër, kostoja totale e shpenzimeve për 17 Shkurt pritet të arrijë shifrën e 300.000 mijë eurove.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here