“Kosova duhet ta ndërtojë identitetin ekonomik të saj”

0
14

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë sot në Konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kushtuar 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton kumtesa ministrore.

Në fjalën e mbajtur në panelin e kësaj Konference Beqaj ka folur për rëndësinë që ka ndërtimi i identitetit ekonomik të Kosovës dhe për rëndësinë e investimeve që duhet të bëjnë bizneset në fushën e hulumtimit. Beqaj ka theksuar rolin që ka inovacioni dhe ndërmarrësia në rritjen ekonomike të vendit, duke nxitur përdorimin e teknologjisë për zhvillim ekonomik.

“Kosova duket ta ndërtojë identitetin ekonomik të saj. Bizneset duhet të investojnë më shumë në hulumtim dhe zhvillim, pasi bota po ndryshon me shpejtësi”, tha Beqaj.

Në këtë konferencë të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në kuadër të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ai i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Odës Ekonomike të Kosovës. Për bizneset më të suksesshme nga udhëheqësit e institucioneve janë ndarë mirënjohje me një ceremoni të veçantë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here