Çfarë u tha sot në mbledhjen e Qeverisë

0
11

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka hapur mbledhjen e Qeverisë, me informimin e kabinetit qeveritar, lidhur me vizitën e delegacionit kosovar në SHBA.

Ai tha se gjatë takimeve të shumta që delegacioni kosovar kishte në Amerikë, u vë në dukje qëndrimi i qartë se Amerika vazhdon ta përkrah Kosovën, nga e cila ka kërkuar dhe t’i kryej detyrat e shtëpisë.

“Ajo që më bëri përshtypje në këtë pritje, ishte një qëndrim i qartë i Amerikës prej gjeneralit Mek Master, duke iu drejtuar presidentit Thaçi, mua dhe të gjithë të pranishmëve të nderuar që ishin aty, por dhe popullit të Kosovës, se Amerika vazhdon me qene me Kosovën dhe e përkrah Kosovën në perspektivën e vet si shtet i pavarur dhe sovran… Me këtë vizitë dhe ne bisedat që i kemi pas, na inkurajojnë me i kryer punët e shtëpisë si Kosovë dhe njëkohësisht na japin përkrahjen që me ec në proceset integruese euroatlantike Kosova”, tha ai.

E punë të shtëpisë sipas Haradinaj janë qeverisja e mirë, rendi dhe ligji, zhvillimi ekonomik, por dhe demarkacioni dhe asociacioni tha që ishin si shqetësim. Por fokusimi i tij ishte tek mandatimi i ushtrisë së Kosovës. Por tha se pritja në Amerikë ishte ndryshe nga ato në Bruksel, pasi që atje u trajtuan si partner.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here