Debutim i shkëlqyer i Kosovës në Olimpiadën Dimërore

0
20

Mund të kishte shkuar edhe më mirë, por të renditesh në mesin e sportistëve elitarë të botës në debutim, mund të quhet padyshim një rezultat për t’u përshëndetur. Skiatori kosovar Albin Tahiri ka zënë vendin e 37-të në garën debutuese të tij në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në PyeongChang të Koresë Jugore. Tahiri u rendit i 37-i nga 65 garues në total në disiplinën kombinim alpin.

 

Duke marrë parasysh kushtet e vështira atmosferike, veçanërisht gjatë garës së sllallomit, ku si pasojë shumë garues u skualifikuan, Tahiri u tregua i suksesshëm. Në garën e parë në lëshim, Tahiri arriti kohën 1:23:84, duke zënë vendin e 55-të nga 65 garues në total. Ndërsa, në sllallom, 28-vjeçari arriti kohën 2:23.40. Në ditët në vazhdim, Tahiri do të garojë edhe në katër disiplina tjera në këto lojëra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here