Dorëheqja e Adriatik Llallës nga vetingu e pavlerë, i ka zhytur duart në korrupsion. Kur duhej të largohej, shkonte pas aferave

0
38

Spartak Ngjela ka komentuar dorëheqjen e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nga e drejta për të qenë gjyqtar, nga frika e vetingut.

 

“Ai e kishte të drejtë ligjore që të dorëhiqej. Por ka rënë brenda sepse nuk u dorëhoq kur ishte prokuror i Përgjithshëm.

 

Ligji e kërkonte kur ishte prokuror i Përgjithshëm, i mbaroi afati tani. Çfarë dorëheqje ka dhënë ky?

Ky nuk është ngarkuar në asnjë vend. Dhe ka thënë heq dorë nga e drejta ime për të qenë anëtar i Gjykatës së Apelit. Kush e ka emëruar?

Nuk është emëruar akoma.

Ina Rama ashtu e kishte bërë, duhet të jesh i emëruar, duhet të jesh anëtar që të japësh dorëheqjen.

Nuk jepet dorëheqja nga e drejta, jepet dorëheqja nga posti. Ai nuk ka post”, thotë Ngjela.

Ngjela thotë se Llalla nuk mund të dorëhiqej kur ishte kryeprokuror, sepse e kishte mendjen tek korrupsioni.

“Kur ishte koha për t’u dorëhequr, ai donte të shkonte mbrapa korrupsionit.

Edhe tani do t’i qëndrojë asaj.

Por çfarë rëndësie ka për këtë, ai ka në çdo pëllëmbë korrupsion.

Ai ka shkatërruar të gjithë shtetin shqiptar.

Nuk ka rëndësi fare hyrja në fuqi e ligjit të vetingut sepse ajo është për ata që janë akoma në post, që momentalisht e kanë një detyrë.

Ndërsa këtu po flitet për një person që nuk ka emërim, ka dhënë dorëheqjen.

Çfarë dorëheqje ka dhënë? Është gjyqtar, është prokuror? Çfarë është ai në rastin konkret? Asgjë!

Ai po thotë jap dorëheqjen nga e drejta”, nënvizoi Spartak Ngjela.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here