EURONEWS: Qeveria e kryeministrit Rama ka përcaktuar eliminimin e prodhimit të marijuanës si një nga prioritetet kyçe të saj

0
13

Komisioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos ishte dje në Shqipëri për të nënshkruar një projektmarrëveshje të menaxhimit të kufirit me shtetin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Euronews.

 

Komisioneri përshëndeti marrëveshjen si mënyrën e vetme për forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së.

 

“Sipas kësaj marrëveshje agjencia kufitare europiane ‘Frontex’ mund të vendoset në Shqipëri në rast të një vale të papritur të migrantëve.Tani, Shqipërisë i është ofruar një dritare historike mundësie për ta lidhur të ardhmen e saj me BE-në”, deklaroi komisioneri, Dimitris Avramopoulos pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje do të mundësojë vendosjen e ardhshme të ekipeve të kufirit të BE-së dhe rojave bregdetare në Shqipëri.

Brukseli shpreson se marrëveshja do të shërbejë si një model kyç për situata të ngjashme në rajon.

Shqipëria ndan një kufi me shtetin anëtare të BE-së Greqinë. Ajo vetë është një kandidatet për anëtarësim në BE dhe shpreson të fillojë negociatat këtë vit.

Gjithashtu, të dyja palët nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të ndihmuar policinë e drogës narkotike.

Dikur një kryqëzim i madh i drogës, autoritetet shqiptare kanë goditur prodhimin dhe trafikimin e marijuanës.

”Që nga viti 2014, qeveria shqiptare ka sekuestruar qindra ton drogë dhe ka shkatërruar miliona rrënjë kanabis”, shkruan Euronews.

”Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka përcaktuar eliminimin e prodhimit të marijuanës si një nga prioritetet kyçe të saj”, thekson ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here