“Fshesë” dy grave nga lista e Beratit për t’u bërë deputet, Astrit Veliaj: Jam shumë i lumtur…

0
24

Pas spostimit të dy zonjave nga lista e Beratit, biznesmeni Astrit Veliaj shprehet i lumtur që do jetë më në fund pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Ai shton se do të kontribuojë në politika konkrete për integrimin e vendit.

 

I gjendur prej 20 vjetësh në politikë, Veliaj tashmë mendon se ka pjekurinë e duhur politike për të bërë gjëra të mira.

Ndërkohë, për hyrjen e biznesmenit në Kuvend, dy kandidate gra nga lista e Beratit dhanë dorëheqjet njëra pas tjetrës duke blinduar rrugën e tij drejt Kuvendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here