Gruaja më e fuqishme në botë me çantë pesëfish më të lirë se gruaja e kryeministrit të Kosovës

0
38

Çifti Haradinaj bashkërisht ditë më parë ishin pjesë e ceremonisë së organizuar nga Ambasada Amerikane për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Por gjatë kësaj vizite në Washington vëmendjen mori bashkëshortja e kryeministrit, e cila u fotografua me një çantë që mbante logon firmës ‘Louis Vuitton’, shkruan Gazeta Metro.

Sipas çmimit zyrtar të vendosur nga kompania ‘Louiss Vuitton’, kjo çantë që mbante ajo kushtonte 1,920 dollarë (1563 euro, sipas kursit aktual të këmbimit).

Çmimi i kësaj çante ngjalli reagime të shumta, gjë që bëri të reagojë edhe vetë bashkëshortja Haradinaj duke mos treguar nëse çanta e saj ishte blerë në kompaninë e njohur, por duke reagur ashpër’mos u merrni me çantat emija’.

Një krahasim i thjeshtë i bërë mes Anita Haradinajt dhe gruas më të fuqishme në botë, Angela Merkelit e cila krahas fuqisë që ka dhe pasurisë që posedon del të jetë një zonjë e thjeshtë .

Angela Merkel si kancelare e shtetit pothuajse më të fortë në Botë, posedon çanta të cilat janë edhe deri pesëfish më të lira se ajo e cila kishte veshur Anita Haradinaj, dhe bëri të ngjallë reagime.

Çantë e kompanisë franceze Longchamps, çmimi origjinal 300 euro

Ndërsa bashkëshorten e (kryeministrit të një prej shteteve më të varfëra në botë), e shohim edhe me çantë rreth 1600 euro.

1,920 dollarë (1563 euro, sipas kursit aktual të këmbimit)

Ndërkohë, rroga aktuale e Ramush Haradinajt si kryeministër është 1,350 euro ndërsa në deklarimin e pasurisë të vitit 2016, Anita Haradinaj del se ka rrogë mujore prej 660 euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here