Grujevski dhe Boshkovski do të japin deklaratë para komitetit për azil në Selanik

0
36

Ish-shefat e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, për dy ditë, më 15 shkurt, para Komitetit për azil në Selanik do t’i japin arsyet për të cilat kërkojnë azil në Greqi, konfirmuan për MIA-n nga ekipi i avokatëve.

Paraprakisht seanca dëgjimore fillestare në Komitet është anuluar pasi ka pasur problem me sigurimin e përkthyesit në gjuhën maqedonase.

Gruevski dhe Boshkovski kërkesë për të fituar azilin politik në Greqi dorëzuan më 29 nëntor vitin e kaluar. Ky hap, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, ishte i pritshëm, duke e pasur parasysh atë se në raste të tilla, që të prolongohet ekstradimi hapi i parë është të kërkuarit azil.

Me kërkesën e dorëzuar për azil politik, u hap një proces i ri paralel dhe plotësues. Grujevski dhe Boshkovski, në Greqi, tashmë i kanë tri procese të ndryshme dhe të cilat nuk lidhen njëri me tjetrin, njëri për ekstradim pas fletëarrestimit ndërkombëtar nga ana e Maqedonisë, tjetri për falsifikimin e pasaportave me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut dhe i treti për kërkesën për azil.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here