Haradinaj i quan marrëzira debatet për shkëmbim të territoreve me Serbinë

0
22
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Haradinaj duke komentuar spekulimet për ndarjen e Kosovës dhe mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ka thënë se këto debate janë marrëzira.

“Kosova është ajo çfarë është shpallur shtet me deklaratën e pavarësisë. Debatet e tilla janë qesharake, nuk janë serioze, dhe nuk e di se kush po i nxit”, ka thënë kryeministri i vendit.

Shefi i ekzekutivit tutje foli edhe për vizitën e tij në Amerikë, ku tha se tri tema kanë qenë kryesore.

Fjala ishte për Ushtrinë, Demarakcionin dhe Asociacionin.

Haradinaj ka bërë një krahasim me diskutimet që ka pasur në Amerikë me ato në Bruksel. Sipas tij amerikanët, nuk u bënë nervoz si Brukseli kur ai shpaloste pikpëmajet e tij.

“Kemi shpalosur pikëpamjet tona, por për dallim nga Brukseli kur shpalosja pikëpamjet e mija në SHBA nuk janë bërë nervozë por kanë pasur interesim për dëgjim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se për formimin e Ushtrisë së Kosovës nuk janë caktuar detyra, por vetëm ka pasur diskutime si partner

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here