Këta do jenë laptopët më të mirë për t’u blerë në 2018

0
21

Kjo do të duhej të ishte epoka “pas PC”, ne duhej të përdornim plotësisht telefonat e mençur dhe tabletët. Sidoqoftë, ne i përdorim shumë telefonat e mençur, në fakt, ne varemi shumë nga ata, por tabletët nuk mund të marrin të njëjtin vend.

Ishte spekuluar se do të kalonim nga laptop-ët/kompjuterët te telefonat e mençur/tabletët deri tani, megjithatë, kjo nuk ndodhi, prandaj ne ende kërkojmë laptopë (të paktën atyre që ju duhen për punë). Pra, nëse jeni duke pritur për të blerë një laptop atëherë ky udhëzues do t’ju ndihmojë.

Gjëja e parë që do të duhet të vendosni është nëse do të investoni në Mac apo Windows. Pastaj vijnë si faktorë edhe buxheti, llojet e aplikacioneve të kërkuara etj.

Nëse buxheti juaj është i pakufizuar dhe ju jeni duke kërkuar të blini një laptop i cili është i përsosur në çdo kuptim atëherë duhet të investoni në Mac. Janë dy laptopët më të mirë Mac të disponueshëm në treg tani.

Nëse jeni duke kërkuar për një laptop të shpejtë pa kompromis, atëherë zgjedhni “MacBook Pro”. Është laptopi më i mirë në treg. Sportiv me një ekran të mrekullueshëm, memoria RAM, procesorë të mëdhenj dhe karta grafike, ju thjesht nuk mund të gaboni me këtë.

Megjithatë, nëse doni një laptop i cili është i vogël, i cili mund të përshtatet pothuajse në të gjitha vendet, atëherë duhet të blini “MacBook”. Është një laptop i shkëlqyeshëm, por do të zhgënjeheni me atë nëse do të prisni shpejtësi te aplikacionet e fuqishme dhe të bëni detyra intensive.

Aktualisht, “MacBook Pro” është shumë kompakt. Ai duhet të jetë zgjedhja e parë, por nëse e shihni atë si shumë të madh dhe të fuqishëm atëherë “MacBook” është ai që duhet marrë parasysh por mbani në mend se do të jetë pak i ngadalshëm.

Kjo ishte për laptop-ët Mac. Nëse jeni duke e shqyrtuar blerjen e një laptopi Windows, atëherë do të jetë pak e vështirë për të vendosur, sepse ka ‘shumë’ laptopë.

Kjo mund të tingëllojë qesharake, por është e vërtetë, laptopi më i mirë i Windows në treg është “MacBook Pro”. Kështu që “MacBook” mund të kandidojë Windows si pako Apple në një mjet të quajtur “Bootcamp” i cili lejon përdoruesit të instalojnë Windowsin në një Mac.

Opsione tjera të rëndësishme do të jenë Dell XPS 13, Microsoft Surface Pro 4 dhe Asus Zenbook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here