“Kosova e Re”, investimi më i madh në Kosovë sipas ministrit Lluka

0
21
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në fjalën e tij me rastin e panairit të produkteve vendore ka thënë se investimi më i rëndësishëm në këto vitet e fundit në Kosovë është ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, i cili do t’i eleminojë humbjet e bizneseve sa i përket energjisë.

“Projekti “Kosova e Re”, është investimi më i madh në Kosovë. Ky është kapaciteti i parë i cili është bërë për të zëvendësuar kapacitetet e Kosovës A. Kjo do të ndikojë në përmirësimin e ambientit dhe ajrit. Fokusi ynë është që t’i eleminojmë humbjet e bizneseve sa i përket energjisë elektrike. Ndërtimi i Kosovës së Re do të ketë ndikim indirekt edhe tek bizneset. Projekt tjetër është edhe Kosova B. Duhet t’i kemi 20 përqind të kërkesave për energji nga energjia e ripërtritshme. Kemi një bashkëpunim me Bankën Botërore, ku do të marrim një kredi për energjinë e ripërtritshme. Sektori i energjisë ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për investime”, tha ministri Lluka, raporton Ekonomia Online.

Lluka me këtë rast ndau edhe mirënjohje për punëdhënësit më të mëdhenj përgjatë këtyre 10 viteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here