Kujdes kur bëni “screenshot” në Instagram sepse tashmë përdoruesit do të njoftohen!

0
29

S’kishte gjë më të sikletshme në Snapchat se sa fakti se nëse bëje “screenshot” diçka, menjëherë i shkonte njoftimi përdoruesit të cilit ju i morët foton.

Megjithatë, nëse menduat se në Instagram mund të bëni ç’të doni, e keni gabim. Shumë shpejt, me ‘update’-in e ri nuk do të mund të bëni screenshot lirshëm pasi njoftoheni menjëherë për këtë veprim.

Stafi i Instagram ka menduar se kjo është një lëvizje e duhur pasi duhet të ruhet privatësia e çdokujt maksimalisht duke qenë se rrjetet sociale po e prishin disi privaten e çdokujt.

Herën e parë kur të bëni një screenshot pasi opsioni të jetë aktiv, do të paralajmëroheni nga Instagram kështuqë dhe për pak kohë mund ta bëni pa e marrë vesh njeri…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here