Mediat e rajonit çmenden pas Oriola Marashit, ja çfarë publikojnë (Foto)

0
7

Oriola Marashi është fotomodele nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndërsa ka lindur më 18 mars të vitit 1996 – shkruar portali boshnjak klix.ba.

 

Në artikullin kushtuar bukuroshes shqiptare, ky portal shkruan se ajo aktualisht studion në Akademinë e muzikës në Tiranë, ndërsa ka dëshirë që të bëhet muzikante profesioniste.

 

Shqiptarja 21-vjeçare është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa në Instagram ndiqet nga më shumë se 178 mijë fansa.

Ajo bën pjesë në grupin e femrave më atraktive të vendit të saj dhe pakkush i bën konkurrencë, shkruan më tej në artikull.

Marashi ka marrë pjesë në disa videoklipe muzikore, ndërsa përmendet angazhimi i saj në videon muzikore të Jonas Blue dhe William Singe, “Mama”, i cili është shikuar mbi 414 milionë herë në YouTube.

Në ndërkohë, janë përzgjedhur edhe disa imazhe të Oriolës të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat ajo shfaqet mjaft atraktive.

Përmendim se së fundmi është raportuar se modelja është bërë pjesë e OTR dhe do ta provojë veten si këngëtare./e.e

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here