Moska pohon se Al-Nusra dhe Helmetat e Bardha po përgatisin sulm me armë kimike në Siri

0
17

Qendra ruse për pajtimin e palëve të kundërshtuara në Siri sot njoftoi se ka pranuar një thirrje telefonike me paralajmërimin se grupi terrorist Xhabhat al-Nusra, së bashku me organizatën Helmetat e Bardha, po përgatit sulm me armë kimike në Idlib.

“Një banor i Serakebas, lagje në provincën siriane Idlib, mbrëmë përmes telefonit e paralajmëroi Qendrën ruse për pajtim se mund të realizohet sulm me armë kimike, me qëllim që të sigurohet filmim prej një TV kanali të huaj”, thuhet në kumtesën e Qendrës.

Thirrësi në bisedën telefonike ka thënë se disa pjesëtarë të grupit Xhabhat al-Nusra dje me tre automobila në Serakeb kanë sjellë më shumë se 200 fuçi me gaz helmues klorin dhe pajisje për mbrojtje personale.

“Thirrësi theksoi se disa pjesëtarë të organizatës Helmetat e Bardha kanë mbajtur pajisje për mbrojtje personale, ndërsa kanë trajnuar dhënien e ndihmës së parë civilëve, të cilëve u kanoset helmim me substancë kimike”, njofton Qendra ruse.

E gjithë kjo tregon se terroristët nga Xhabhat al-Nusra dhe anëtarët e organizatës Helmetat e Bardha po përgatisin sulm kimik me qëllim që për të ta akuzojnë Qeverinë siriane, qëndron në kumtesën e Qendrës.

Qendra njofton se thirrësi ka pohuar se të gjitha këto procedura janë filmuar nga reporterë profesionistë, të cilët kanë përdorur mikrofona me shenjën Si-En-En, ndërsa kanë komentuar për aksionin e pjesëtarëve të Helmetave të Bardha, përkohësisht duke u konsultuar me disa persona përmes telefonit në gjuhën angleze.

“Informatat të cilat mbërritën nga provinca Idlib, shkaktuan shqetësim serioz”, konkludon Qendra ruse për pajtim në Siri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here