Moti i keq, bllokohen fshatrat në Kukës; probleme me energjinë në Tropojë

0
19
Thuajse i gjithë Qarku i Kukësit është përfshirë nga redhjet e dëborës, që në disa zona arrin deri në 40 centimetra.

Sipas informacioneve aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve, dherave skarpateve.

Në Rrugën e Kombit janë angazhuar katër mjete borëpastruese dhe katër të tjera janë në gatishmëri. Lartësia e borës në aksin Tunel-Kalimash shkon deri në 20 cm.

Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 16 mjete 10 në gadishmëri me 64 punëtorë. Të bllokuara janë rrugët në disa fshatra, si Lojmë, Arrën, ndërkohë që pa energji elektrike ka mbetur njësia administrative Llugaj në Tropojë./Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here