Ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit nis në fillim të vitit të ardhshëm

0
30
Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës mori vendim për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën e “Dukagjinit”, që do të fillojë se ndërtuari në fillim të vitit 2019.

“Nga sot do të fillojmë me veprime konkrete për të mundësuar që të jetësohet projekti infrastrukturor me i madhi në vend që e lidhë të gjithë Dukagjinin me pikën kufitare Morinë. Faleminderit kryeministrit dhe kolegëve ministra për mbështetjen e vazhdueshme dhe për votën e tyre në mbledhjen e sotme të qeverisë”, ka thënë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Autostrada e Dukagjinit do të nis nga Istogu për të shkuar në drejtim të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Prizrenit e deri në pikën kufitare me Shqipërinë, Morinë.

Po ashtu sot, ministri Lekaj dhe zëvendësi i tij nga Gjilani, Rexhep Kadriu kanë folur për ndërtimin e “Autostradës së Gjilanit”, duke thënë se do të përfundojë për 30 muaj, shkruan lajmi.net.

Kjo autostradë është vetëm 22 kilometra dhe shtrihet nga fshati Banullë ku dilet nga autostrada “Arbën Xhaferi” dhe vazhdon drejt Gjilanit, duke pasur dalje në fshatin Vërbisë të Zhegrofcit dhe në fshatin Bresalc.

Çmimi i kësaj autostrade do të jetë 126 milionë euro, që sipas ministrit Lekaj, “jemi 40 milionë euro më lirë se sa është planifikuar”.

Kjo rrugë do të jetë me katër korsi, sikur janë të gjitha autostradat që janë ndërtuar dhe ndërtohet në Kosovë. Ndërtimi i saj është i ndarë në 8 Lote, nga 8 operatorë të ndryshëm ekonomikë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here