Ndodh në Norvegji, një tunel edhe për anijet (FOTO)

0
85

Deti Stadhavet në Norvegji nuk bën pjesë tek ata me ujëra të qetë dhe aq më tepër, terreni shkëmbor kanë shkaktuar dhjetëra incidente përgjatë historisë.
E për të shmangur udhëtimin në ujërat e trazuara të këtij deti dhe incidentet me shkëmbinjtë nënujore, Norvegjia ka miratuar planin për ndërtimin e tunelit të parë për anije, që do të jetë në Gadishullin Stad.
Bëhet fjalë për një tunel me një gjatësi pak 1.7 kilometra, lartësi prej 37 metrash dhe gjerësi 26.5 metra. Kostoja e realizimit të tij përllogaritet në 315 milionë dollarë.
Autoritetet thonë se realizimi i tij justifikon plotësisht koston, pasi jo vetëm që do të shmangë udhëtimin e anijeve të mallrave dhe pasagjerëve nëpër ujërat e rrezikshëm të detit Stadhavet, por edhe do të ulë me disa herë koston e transportit, duke dalë direkt nga Kjodepollen në Moldefjorden.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here