Në Parlamentin britanik gjendet një pako e dyshimtë

0
10

Policia londineze kontrolloi ndërtesën e Parlamentit britanik, kumtoi Shërbimi për shtyp i Dhomës së ulët në Vestminster.

Në kumtesë nuk theksohen hollësi për shkaqet e kontrollimit dhe shtohet se për të gjitha informatat shtesë për rastin, sqarim do të japë Policia Metropoliten.

Mediumet britanike duke iu referuar burimeve policore, theksojnë se kontrollimi bëhet për shkak të një paloje të dyshimtë, e zbuluar në ndërtesën e Parlamentit.

Edhe krahas operacionit policor, rajoni rreth Parlamentit në Londër nuk është i mbyllur për komunikacion dhe lëvizje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here