Në pjesën e Bosnjës serbe do të dorëzohen nga Serbia mbi dy mijë pushkë, rritet frika ndaj BE-së

0
35

Policia serbe boshnjake ka ngritur shqetësime në lidhje me synimet e qeverisë rajonale të udhëhequr nga separatistët dhe thellimin e ndikimit rus në një shtet të ndarë.

Serbia në mars do të zbarkoj në Bosnje një ngarkesë prej 2,500 automateve. Ky municion do të dorëzohet në Bonje pak javë përpara hapjes së planifikuar të një qendre të re trajnimi ku këshilltarët rusë pritet të luajnë një rol, transmeton Gazeta Express.

The Guradian shkruan se armët po arrijnë në një kohë kur stabiliteti afatgjatë i Bosnjës është në dyshim. 22 vjet më parë marrëveshja e Paqes së Dejtonit përfundoi konfliktin boshnjak pak më shumë se 22 vjet më parë, duke e ndarë vendin në dy pjesë gjysmë autonome: Republika Srpska (RS) dhe një Federatë myslimano-kroate.

Marrëveshja ndaloi vrasjen, por krijoi një sistem që shpërbleu politikat e bazuara etnikisht.

Këtë muaj, Komisioni Evropian zbuloi një strategji të re për rajonin, duke ofruar një rrugë të bazuar në merita për anëtarësimin në BE, por e la të paqartë se si Bosnja mund të kapërcejë problemet e saj të thella strukturore.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here