Nesër gjykata shqyrton padinë e familjes Berisha ndaj ish-presidentes Jahjaga

0
51

Nesër pritet të shqyrtohet në gjykatë padia e familjes Berisha ndaj Atifete Jahjagës. Lajmin për zhvillimin e kësaj seance nesër e konfirmoi Vahide Braha, avokatja e familjes Berisha.

Kunetërit e Shyhrete Berishës kanë paditur ish-presidenten Atifete Jahjaga për shpifje.

Padia lidhet me deklaratën e Jahjagës se Shyhrete Berisha “është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.

Sipas avokates Braha, që foli për KALLXO.com edhe para një jave, në këtë seancë kunetërit e Shyhrete Berishës do të kërkojnë nga Jahjaga të kërkojë falje në lidhje me këtë deklaratë dhe që ky deklarim të tërhiqet prej saj.

Jahjaga deklaratën për të cilën është paditur e kishte dhënë në përkrahje të Shyhrete Berishës, të mbijetuarës së masakrës ndaj kësaj familjeje në vitin 1999.

Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve ishte kishte më pak se dy vjet, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.

Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës.

Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Suharekë në korrik të vitit 2017 ia njohu të drejtën e pronësisë mbi gjysmën e kësaj shtëpie dhe gjysmën e paluajtshmërisë së saj Shyhrete Berishës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/neser-gjykata-shqyrton-padine-e-familjes-berisha-ndaj-ish-presidentes-jahjaga-499287/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here