Partisë së Limajt i bashkohen edhe dy anëtarë të rinj

0
48

Sot, Nismës iu bashkuan edhe dy anëtarë të rinj, bëhet fjalë për sekretarin e degës së VV-së në Ferizaj, z. Dr. Fazli Shabani, dhe sekretari për media i VV-së në Ferizaj, z. Naim Berisha

Shabani dhe Berisha nga sot gjithë angazhimin e tyre politik do ta zhvillojnë në Nismën Socialdemokrate, të cilët u shprehën të kënaqur që po i bashkohen subjektit politik Nisma.

Kryetari i degës së Nismës në Ferizaj, Besnik Berisha, iu uroi mirëseardhje dy anëtarëve të rinj dhe i falënderoi ata për rreshtimin e tyre në Nismë.

Në prezantimin e dy anëtarëve të rinj ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të Nismës, Haxhi Shala dhe Çerkin Dukolli, të cilët uruan Shabanin dhe Berishën për rreshtimin e tyre në Nismën Socialdemokrate.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here