Pendarovski në Tetovë: Plani 3-6-9 duhet të realizohet me tempo të përshpejtuar

0
21

Koordinuesi për integrim të Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski konsideron se Maqedonia duhet të punojë me përlushtim në Planin 3-6-9 dhe t’i zbatojë të gjitha reformat e domosdoshme, sepse nuk ka alternativë tjetër për anëtarësim të vendit në Aleancë.

Pushteti i kaluar, konsideron ai, gjatë viteve të kaluara e ktheu Maqedoninë prapa lidhur me këtë çështje.

“Në vitin 2008 ne kishim përmbushur gjithçka, të gjitha kushtet ushtarako-teknike, përveç çështjes së emrit. Ndërkohë, na ngarkuan edhe tre apo katër kushte të tjera – përballjen me institucionet e partizuara, nuk ka gjyqësi të pavarur, nuk ka liri të mediumeve…”, tha Pendarovski i cili sot në Tetovë mbajti ligjeratë në temën integrimi i vendit në NATO.

Qeveria e re, thotë. i ka adresuar të gjitha problemet dhe me tempo të fuqishme po punon në zgjidhjen e tyre.

“Sado të jetë e vështirë, plani 3-6-9 duhet të realizohet. Plani ynë është që ai të përfundojë para samitit të ardhshëm të NATO-s, flas për këtë pjesë përveç emrit. Të gjitha gjërat e tjera duhet të prëfundohen dhe të mbetet vetëm çështja e emrit. E dini se sot vazhdon raundi ia rdhshëm i bisedimeve në Vjenë dhe do të shohim se si do të zhvillohet kjo”, tha Pendarovski.

Sipas tij, alternativë tjetër për integrim të Maqedonisë në NATO nuk ka, përveç se të relaizohet plani 369 dhe të arrihet marrëveshje me Greqinë për kontestin me emrin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here