Përgjigja e Thaçit nëse është i frikësuar nga Gjykata Speciale

0
34

Presidenti i Kosovës po vazhdon ta quaj padrejtësi historike obligimin vënë Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reutersi” Thaçi ka thënë se Specijalja është krijuar për hatër të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.
“Është padrejtësi historike, por për hatër të partneritetit strategjikë me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n ne krijuam atë [Gjykatën]”, ka thënë Thaçi.

“Kosova nuk ka asgjë për të fshehur”, ka shtuar ai rreth Gjykatës Speciale.

I pyetur nga “Reutersi” nëse do të shkonte po të ftohej si dëshmitar apo i akuzuar nga Gjykata Speciale, Thaçi ka thënë se as ai e askush nuk ka arsyeje të jetë i frikësuar.

“Presidenti ose çdo qytetar i këtij shteti nuk ka arsye që të jetë i frikësuar. Ne kurrë nuk thyem ligjet e Kosovës ose ato ndërkombëtare. Ne luftuam kundër një diktatori, kundër një njeriu që kreu gjenocid”, ka thënë Thaçi duke iu referuar Sllobodan Millosheviqit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here