Personi që plagosi gjinekologun është Faton Fetiu, gjatë sulmit përdori edhe bombë

0
11

Gjinekologu Premtim Gojani është plagosur me tre plumba nga dhëndri i tij, Faton Fetiu nga Gjakova. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, pranë shtëpisë së mjekut kosovar, në lagjen Marigona në Graçanicë.

64 vjeçari që plagosi gjinekologun u vetë dorëzua me të qëlluar atë para shtëpisë.

I dyshuari Faton Fetiu është me prejardhje nga Gjakova, ndërsa ka nënshtetësi amerikane, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një granatë dore e pashpërthyer, të cilën e kishte më vete i dyshuari.

Granata është larguar nga njësiti i specializuar për deminim i policisë..

Po ashtu, PK ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjet dhe konfiskuar edhe armen e zjarrit me të cilin dyshohet të jetë përdorur gjatë plagosjes, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

Gjinekologu Premtim Gojani raportohet se po lufton me jetë, nga plagët e marra, derisa ndodhet në sallen e operacionit në Spitalin Amerikan.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here