Policët pranojnë fshirjen e provave për vrasjen e Ivanoviç

0
22

Një dokument gjyqësor tregon se dy policë në veri të Kosovës pranuan në gjykatë se kanë prekur provat në skenën e krimit ku u qëllua për vdekje politikani serb Oliver Ivanoviç. Dy policët e pranuan se kishin manipuluar provat në skenën e vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç, sipas një procesverbali me shkrim të një vendimi të marrë nga Gjykata Themelore në qytetin e Mitrovicës për t’i liruar ata.

 

Një nga policët, i identifikuar me inicialet Zh.J., deklaroi në gjykatë se ai bëri atë që pretendonte prokuroria “nga padituria dhe mungesa e trajnimit dhe jo me qëllim” dhe se ai pendohej sinqerisht për veprimet e tij, raporton BIRN. Avokatja e policit tjerë, i identifikuar si D. M., i tha gjykatës se klienti i saj e telefonoi ambulancën me celularin e tij duke menduar se Ivanoviçi ishte i sëmurë, por pa e kuptuar se çfarë i kishte ndodhur atij, sipas dokumentit të gjykatës.

 

Gjatë seancës dëgjimore në Mitrovicë të hënën, prokuroria tha se videot e mbikëqyrjes të analizuara nga hetuesit tregonin Zh.J., duke marrë një gëzhojë plumbi nga vendi i krimit dhe duke e futur atë në xhep.
Sipas prokurorisë, polici i dytë, shtetasi me inicialet D. M., e pa Zh. J. duke e bërë këtë gjë, por nuk reagoi. Prokuroria tha gjithashtu se dy policët lejuan një kalimtar të kalonte në skenën e krimit ku Oliver Ivanoviç u qëllua për vdekje më 16 janar, para zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e veriut.F.F

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here