‘Qëllojini në vaginë femrat guerrile’: Duterte i jep urdhër, ushtrisë

0
29

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është konsideruar si një mizongjin dhe fashist pasi udhëroi ushtarët të qëllojnë rebelet, femrat komuniste, në vaginë, njofton The Guardian, citon Syri.net.

Në një fjalim të mbajtur para më shumë se 200 ushtarëve ish-komunistë në Malacanang javën e kaluar, Presidenti i Filipineve dha një direktivë se çfarë duhet bërë me femrat guerrile.

“Ka një urdhër të ri nga shefi. Ne nuk do t’ju vrasim. Ne do t’ju qëllojmë ju në vaginë,” tha Duterte. Ai vazhdoi të shtojë se pa vaginën e tyre, femrat nuk do të vlenin më.

Duterte e përmendi fjalën “bisong” që nënkupton vaginë, vazhdimisht gjatë fjalimit, megjithëse më vonë ajo u censurua nga njoftimi që shpërndau zyrtarisht Pallati presidencial, duke e zëvendësuar thjesht me një pikë. Megjithatë, ajo ishte dëgjuar dhe kishte shkaktuar të qeshura tek dëgjuesit.

Urdhrat e tij mizorë shkaktuan zemërim tek organizatat e të drejtave të njeriut dhe shoqatat e grave në rajon.

“Kjo është veçse më e fundit deklaratë poshtëruese dhe e pahijshmë që ai bën për gratë, “ tha themeluesi i Shoqatës së Drejtave të Njeriut në Filipine, Carlos H Conde.  “Presidenti po inkurajon forcat ushtarake të të përdorin dhunën seksuale gjatë konfliktit të armatosur, që është një shkelje e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here