Sekuestrohen dy armë në Poslisht të Prizrenit

0
19

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë në fshatin Poslisht të Komunës së Prizrenit gjatë të hënës

“Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren e kanë ftuar për intervistë një të dyshuar nga fshati Poslisht pasi që më parë ishin siguruar informacione të besueshme se i dyshuari posedonte një armë zjarri”.

“Gjatë intervistës, i dyshuari ka treguar se është në posedim të një kallashnikovi me dy karikatorë dhe një pistolete “Ekol Special 99” jofunksionale”, njofton Policia.

“Armët janë sekuestruar nga krim-teknikët, ndërsa kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin për media.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here