Shqipëria e rilindur: Çfarë të vizitoni në destinacionin më të ri të Europës

0
38

I pasur me thesare dhe pamje të bujshme, të gjithë kanë kërkuar të kenë një pjesë të Shqipërisë përgjatë shekujve, shkruan sërish gazeta britanike “Express”, transmeton ATSH.

“Pata dyshime, kur fillimisht vendosa të eksploroj të parën Shqipërinë, një vend shumë pak i njohur edhe pse shumë pranë nesh. Vendi i harruar i Europës, një brez i ngushtë që laget nga Adriatiku dhe shumë pranë syve të Italisë dhe Greqisë, ende konsiderohet si një vend pak i dyshimtë. Megjithatë, vizitorët kanë treguar se Shqipëria është një vend i këndshëm , me banorë mikpritës dhe tokë e mbushur me thesare të lashta dhe natyrore”, shkruan autorja Maisha Frost.

Çdo gjë e mahnitshme pavarësisht të kaluarës së trazuar të pushtimit, gjakmarrjes dhe izolimit të egër në vend.

Është e vërtetë që vendpushimet në plazhe nuk kanë luksin e Mesdheut, por Shqipëria është një bukuri tolerante e Ballkanit e krijuar në një mënyrë ndryshe, ku ikonat ortodokse me ngjyrë në të kuqe të ndezur dhe mozaikët islamikë shndërrohen në vende të shenjta, krah për krah dhe kreshtat gëlqerore përbëjnë një dimension të shkëlqyer në majat kodrinore dhe livadhet e egra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here