4 gjëra që duhet t’i kopjojmë të gjithë nga garderoba e femrave daneze

0
20

Femrat daneze me stilin e tyre të veshjeve janë kthyer në ikona të vërteta të modës, nga të cilat mund të inspirohemi të gjithë sidomos për stinën e dimrit. Veçanërisht me trikot e tyre të buta e leshta që jo vetëm të mbajnë ngrohtë, por edhe ju bëjnë të dukeni bukur.

“Hygge”, është një fjalë e vështirë për t’u shqiptuar në danisht dhe gati e pamundur për t’u përkthyer… por vetëm për t’u përjetuar. As mund të preket e as mund të shihet. Është diçka shumë e thjeshtë që mund të ndjehet. Bëhët fjalë për një ndjesi, të pasurit ngrohtë sigurisht, por mbi të gjitha një gjendje e thellë e të ndjerit mirë.

Më konkretisht ja cilat janë 4 gjërat që ne duhet absolutisht t’i përshtatim në garderobën tonë.

Veshjet prej leshi, të cilat jo vetëm të mbajnë ngrohtë, por edhe të bëjnë të ndjehesh e përkëdhelur me butësinë e tyre.
Ngjyrat që ata përdorin, të cilat janë të përbëra në 100 nuancat e të zezës. Sekreti i tyre për mos t’u ndjerë i përsëritur? Të luash me përbërjen dhe elementët, për të dhuruar kështu një efekt të personalizuar jo të mërzitshëm.
Lojra volumi, femrat daneze preferojnë veshjet “oversize”, ose thënë në shqip masat e mëdha. Ato bëjnë kombinime të tillë si pulovra apo kadikargan me xhinse dhe çorape të dukshme që i bëjnë të ndjehen jo vetëm komode, por edhe plot stil
Aksesorë të rehatshëm, janë gjithmonë në garderobën e tyre. Për shëmbull berreta apo atletet janë një kombinim perfekt përgjatë gjithë dimrit.

Për të pasur ide më të qartë shikoni fotot.

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here