Hamza falënderon Suedinë për ndihmën dhënë Kosovës

0
31

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punën e Ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën, Anders Wollter, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e financave dhe regjistrimit të pronave.

Me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi Wollterin për ndihmën dhe kontributin e tij dhe të shtetit suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, për projekte që financohen nga shteti suedez, në veçanti për projektin “Protax2” që është në kuadër të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, si dhe e njoftoi atë edhe me procesin e përfundimit të miratimit të Ligjit të ri të tatimit në pronë nga Kuvendi i Kosovës si dhe për fillimin e përgatitjeve të udhëzimeve administrative që derivojnë nga Ligji për fjalë.

Ndërsa, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën, Anders Wollter, e falënderoi ministrin Hamza për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

Ai gjithashtu e njoftoi ministrin se shteti suedez ka marrë vendim për nënshkrimin e Marrëveshjes që përmes SIDA-s dhe Agjencionit të Taksave të Suedisë të vazhdojë projektin për Kosovën “Protax2” deri në vitin 2020, e cila Marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here