Kaos për vendosjen e flamurit shtetëror. Pakënaqësitë do të shoqërohen me protesta!

0
86

Edhe pse kryeministri i vendit kishte dhënë urdhër që flamuri shtetëror të vendosej krah atij kombëtar, një gjë e tillë ishte kundërshtuar në mëngjesin e se martës. Mirëpo, kërkesat e shumta të qytetarëve dhe pastaj vendimi i Qeverisë, bëri që në mbrëmje vonë të merrej ky aksion i cili rezultoi me vendosjen e flamurit shtetëror në rrethrrotullimin në Prishtinë. Mirëpo këtë akt, nuk e kanë mirëprit të gjithë njësoj. Madje, sot kanë paralajmëruar edhe protesta.

Derisa sot, është planifikuar një protestë e cila do të mbahet për shkak të vendosjes së flamurit, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbrëmë përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth paqartësive të krijuara rreth vendosjes së flamurit shtetëror te “Rrethi” dhe heqjes atij kombëtar.

Haradinaj ka thënë se vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet për nder të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë.

“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë”, ka shkruar Haradinaj.

“Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombëtare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike”, ka shtuar ai.

“Të dashur qytetarë, ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri”.

Por, edhe pse deklarata e kryeministrit ishte sqaruese, prapë Vetëvendosje nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas zëvendësimit të flamurit kombëtar te ‘Rrethi’ me atë të Kosovës. Në reagim dënohet një veprim i tillë. Flamuri i Republikës së Kosovës u vendos te ‘Rrethi’ me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vetëvendosje ka kërkuar rikthimin e flamurit kombëtar te ‘Rrethi’.

“E dënojmë heqjen e flamurit kombëtar shqiptar dhe përpjekjen për ta fshirë shqiptarizmën nga faqja e Kosovës. Kërkojmë nga ata që e hoqën, ta kthejnë sa më shpejt flamurin kombëtar aty ku ishte më përpara”, thuhet në reagim.

E, iden e VV-së, janë duke e përkrahur disa qytetarë, të cilët kanë planifikuar protestë për rikthimin e flamurit kombëtar te ‘Rrethi’ në Prishtinë.

Nëpërmjet një thirrje në Facebook, po kërkohet që sot në mesditë të protestohet te ‘Rrethi’ aty ku sonte u vendos flamuri shtetëror i Kosovës.

Ftesa është shpërndarë nga faqja ‘Kosova është Shqipëri’ në Facebook.

“Në rrethin e flamurit nuk ka vend asnjë flamur tjetër pos ati kombëtar, ky flamur me jetë është mbrojtur e kështu do mbrohet. Flamuj të tjerë vendosni kudo, por jo në vendin që i takon shqiponjës sonë. Shqiptarë BASHKOHUNI! Ejani te gjithe me flamura KUQ E ZI!”, thuhet në thirrjen e qytetarëve për protestë.

Kundërshtime për vendosjen e flamurit shtetëror kishte edhe deputeti Dardan Molliqaj. Një veprim të tillë ai e quan afrim me Serbinë dhe largim nga vlerat kombëtare.

“Çdo përpjekje për distancim nga Shqipëria dhe vlerat tona kombëtare në kohën kur Serbia po na lufton në të gjitha aspektet, na ofron me këtë të fundit. Shtetndërtimi i Kosovës arrihet vetëm duke u larguar nga Serbia e duke u ofruar me Shqipërinë’, shkruan Molliqaj në Facebook.

“Republika e Kosovës nuk forcohet duke përdhosur flamurin tonë kombëtar’, shtoi ai.

Edhe një herë tha se kryeministri Ramush Haradinaj po udhëheq një qeveri të territ.

“Përderisa asnjë qeveri e pasluftës nuk e ndërmori asnjëherë asnjë hap të vetëm për t’i larguar flamujt e shtetit që na lufton, pra Serbisë, qeveria aktuale e hoqi flamurin kombëtar në orë të vona. Jo rastësisht e zgjodhën terrin. Kjo qeveri është qeveri e territ”, theksoi Molliqaj.

Por, reagime dhe përplasje nuk munguan as mbrëmë.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli nuk është prit aspak mirë nga qytetarët të ‘Rrethi’ në Prishtinë derisa po pritej të vendosej flamuri shtetëror i Kosovës. Ai është ofenduar nga qytetarët të cilët e kanë akuzuar për heqjen e flamurit kombëtar.

Mes tjerash Pacolli është pyetur nga një qytetar se përse nuk po vendoset edhe një flamur i Serbisë në të njëjtin vend.

Pse s’po e vendosni edhe një flamur të Serbisë”, ka pyetur një qytetar Pacollin

Nënkryetari i Prishtinës i është kundërpërgjigjur qytetarit duke i thënë se nëse e sheh të arsyeshme vendosjen e flamurit serb, vendoseni vet sepse komuna nuk e bënë një gjë të tillë.

“Nëse ju e shihni të arsyeshme shkoni qiteni ju, unë jo”, ka thënë Pacolli.

Në orët e mbrëmjes flamuri shtetëror u vendos te ‘Rreth’ në Prishtinë me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here