KMDLNJ thotë se SBASHK-u ka rënë në grackën e PAN-it

0
17

Grevën e mësuesve e ka kundërshtuar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si dhe njohësit e arsimit, raporton, KTV.

Sipas tyre, SBASHK-u, duke e lidhur një marrëveshje për përkrahje politike dhe duke siguruar votat për koalicionin PAN, ka rënë në grackë të premtimeve elektorale e të cilat nuk janë të detyrueshme për zbatim.

Thonë se keqpërdorimi i nxënësve për arritje të qëllimeve sindikale është i dëmshëm dhe i papranueshëm. Edhe prindërit e nxënësve e kanë kundërshtojnë këtë grevë, pasi thonë se po pësojnë fëmijët e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here