Kompanitë kosovare promovojnë produktet në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit Organik në Gjermani

0
22

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka udhëtuar sot për në Nuremberg të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit Organik “Biofach”.

Në këtë panair produktet e tyre do t’i promovojnë edhe katër agrobiznese kosovare, të cilat merren me përpunimin dhe eksportimin e produkteve pyjore jodrusore, siç janë: Agroproduct Shpk, Hit-Flores Shpk, Eurofruti Shpk dhe Fungo LLC.

Panairi ka më shumë se 2950 ekspozues dhe pritet të ketë më shumë se 50000 vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive në panairin BIOFACH është mbështetur nga Agjencia për Investime dhe përkrahjen e Ndërmarrjeve të Kosovës (KIESA), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorit Privat”, ndërkaq shoqata “Oragnika” koordinon mbështetjen për këtë panair.

Ndryshe, panairi hapet sot, më 14 shkurt dhe do të zgjasë deri më 17 shkurt 2018.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here